I ftuar në studion e “ABC News” avokati Jordan Daci ka folur për shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
“Janë disa veprime që po planifikojmë. Veprimi i parë do të jetë dërgimi në Gjykatën Kushtetuese pavarësisht se ajo nuk ekziston do ta përmbushim si detyrim formal. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të ngrihet shpejt atëherë do të shkojmë drejtpërdrejtë në Strasburg”, deklaroi Daci.
Më tej ai theksoi se po vlerësohet mundësia e bërjes së disa padive me karakter civil për shpifje për disa nga deputetët.
“Shkarkimi i Arben Malajt është jo Kushtetues. Kuvendi nuk ka të drejtë të marrë në shqyrtim kërkesën as nga 28 deputetë dhe as nga qeveria. Një gjë të tillë mund ta bëjë nëse propozimi vjen nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Është shkelur hapur rregullorja e Kuvendit. Kuvendi pretendon që është duke ushtruar pushtetin diskrecionar, por vet logjika e një pushteti diskrecionar nuk pranon idenë që të kemi dy institucione njëkohësisht me pushtet diskrecioner”, tha ndër të tjera Daci.
Pyetje: Kush janë personat që j’u dhe zoti Malaj mendoni të shigjetoni për shpifje?
Daci: Këtë e përcakton Malaj, i ka emrat por nuk jam në dijeni
/abcnews.al