Shkarkimet e trajnerëve në modë, largimi i radhës nga Premier League

schedule20:54 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 20:54 - 5 Dhjetor, 2019

Shkarkimet e trajnerëve në Premier League vazhdojnë. I radhës është Marco Silva, i cili nuk do të ulet më në pankinën e Everton. 42-vjeçari portugez mori drejtimin e klubit nga Liverpuli me datë 31 maj të vitit 2018. Humbja e thellë 5-2 në derbin kundër “The Reds” ka qëlluar fatale për të.

Kjo ishte disfata e tretë rresht në kampionat, teksa ekipi renditet i treti nga fundi. Drejtuesit e Everton nuk kanë duruar më dhe kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin. Silva bëhet i pari që trajner në historinë e Everton që shkarkohet pas një ndeshje derbi kundër rivalëve të kuq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!