Shkarje të tokës në Librazhd, rrezikohen disa shtëpi

schedule11:48 - 6 Mars, 2018

schedule 11:48 - 6 Mars, 2018

Një masiv dheu është shembur në lagjen “Shesë” të Librazhdit dhe disa banesa u rrezikuan. Ndërkohë rruga e lagjes është bllokuar dhe bashkia ka nisur ndërhyrjen për hapjen e saj. Aktualisht po gërmohet  në shtratin e lumit të Shesë, për devijimin e ujit dhe për bërjen e murit mbajtës. Kjo do të ndihmojë të mos ketë shkarje më të mëdha, pasi situata sipas eksperteve është kritike. Pranë vendit ku ka nisur rrëshkitja e tokës, ndodhet një shtëpi, e cila sipas ekspertëve ka lëvizur nga themelet dhe familjarët e saj do e kenë të vështirë jetesën aty. Shkak për masivin e dheut thuhet se janë ujërat nëntokësore që kanë lëvizur strukturën e tokës. /abcnews.al