Shkarkimi i Arben Frashërit, gazetari: Hero i policisë që nuk u korruptua kurrë, luftoi bandat

schedule13:57 - 3 Tetor, 2020

schedule 13:57 - 3 Tetor, 2020

Gazetari Ferdinand Dervishi në një bashkëbisedim me gazetaren Juli Xhokaxhi dha detaje për dokumentarin që do të publikohet sonte në Abc News.

“Abc Story”  me temë “Ekzekutimet e dyshimta”, flet për ngjarjet ku policia e Shtetit ka ekzekutuar qytetarë në rrethana të ndryshme. Gazetari thekson se e gjithë kjo ka nisur nga ngjarja e fundit, ku forcat RENEA eliminuan 71-vjeçarin Lefter Zhidru.

“U tha që të mos ishte një ekzekutim i nxituar. Ndërtohet një pikëpyetje e madhe. A do vejë edhe Shqipëria në policitë e vendeve të botës, që do ruajmë qytetarët, por pikëpyetje e madhe është a do vrasim të gjithë ata që marrin peng dhe sulmojnë policinë.

A mos duhet të vijë në këtë stad. Bota ka shkuar me kohë. Ne kemi pasur raste ku është kursyer jeta e pengmarrësit edhe në momentin kur është vrarë një polic. Këtë trajton pak a shumë emision, por i ndërtuar në mënyrë kronologjike. Vjen me një histori të vitit 1996 ku një biznesmen i quajtur Kujtim Çashku futet në një bankë dhe kërkon kredi. Që këtu kuptohet që ai njeri nuk është i rrezikshëm për të vrarë njerëz. Në literaturën e thjeshtë fare, e para fare është negocimi”, u shpreh ai.

Më tej Dervishi foli për vettingun në polici dhe konkretisht për shkarkimin e Arben Frashërit. Ky i fundit është shkarkuar për shkak sepse nuk ka justifikuar një apartament 56 metër katror ku banon me familjen.

Dervishi flet për karrierën e Frashërit në policisë e Shtetit, ndërsa e përshkruan atë si një hero, që nuk është korruptuar. Arben Frashëri ka luftuar bandat më të rrezikshme në vitet e vështira në vendit si dhe ka hetuar dosje të bujshme.

“Arben Frashëri ka qenë një punonjës policie që ka punuar herët. Për shkak të probleme të politikës detyrohet të ikë në emigracion dhe rikthehet në 97 në polici. Kërkesa ishte të vendosje rendi dhe për fat të mirë bëhet një celulë. Ishte i vetmi në Berat q ëi njihte gjërat. Në Berat bandat vazhdonin grabitjen. Policia e Beratit filloi të vriste, në qendër të celulash ishte dhe Arben Frashërit. Ka merita të padiskutueshme. Me shpërndarjen e kësaj celule, Berti ra në pozita shuë të vështira sërish. Pjesa e dytë e këtij njeriu ëhstë që në viti 99 ku Tropoja kishte të njëjtat halle, emërohet Gani Malushi shef komisariati dhe Arbeni numër dy që rrinte pas tij. Në këtë periudhhë për herë të parë ra shteti në Tropojë, qytetarë dolën.

Filluan hetimin e ngjarjeve, Arben Frashëri përpara s etë kapej Jaho Salihi ka ardhur në Tiranë me një investigim dhe kishte gjetur për Jaho Salihin një provë jo për Azem Hajdarin, por për një tjetër, por kemi një mundësi ta arrestojmë dhe ia HEDHIN surratit në Tiranë. Arbeni vjen te Krimet e Rënda në 2004 dhe merret me bandën e Aldo Bares. Në këtë kohë fillon bashkëpunimin me Anton Martinin dhe bëjnë një perso të bandës së penduar. Dhe sot kjo bandë është brenda.e njëjta gjë ndodh edhe me bandën e Durrësit më vonë. Kemi kontrabandën e cigareve, e ka bërë Arben Frashëri. Kemi hetimin e bandës së Cërrikut.

Kemi Gërdecin dhe ka siguruar prova përvëluese sa u detyrua pushteti i asaj kohe të bënte një lëvizje të bukur ta ngrinte në detyrë dhe heq nga hetimi. E cojnë në Durrës. Kemi edhe 21 Janarin që e shkatërroi politika. Arben Frashëri  vjen në SHKB në 2013 dhe fillon të hetojë veprimet e policisë dhe del në përfundimin që policia me moszbatimin e urdhrave kishte ardhur dëmtimi i provave. Arben Frashëri e mbyll këtë dhe e dërgon në prokurori dhe jo vetëm që nuk u morr vesh çfarë u bë deri këtu arrin abuzimi me detyrën. Ky është heroi i policisë shqiptare që nuk ka ditur të korruptohet ndonjëherë”, deklaroi gazetari. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!