Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkaku pse u tundua të largohej nga Barcelona, Leo Messi gati të flasë

schedule16:19 - 3 Shtator, 2020

schedule 16:19 - 3 Shtator, 2020

Shumë po përflitet për të ardhmen e Leo Messit. Ylli argjentinas ka vendosur të largohet nga Barcelona dhe ka një shkak të fortë për të bërë këtë lëvizje. Kapiteni i ekipit katalanas ka zgjedhur heshtjen këto ditë, por së shpejti pritet të flasë troç.

Gjithsesi, dy ditët e fundit janë shtuar shanset që 33-vjeçari të mos lëvizë. Drejtuesit e Barcelonës nuk duan të privohen nga shërbimet e tij, teksa tifozët nuk e imagjinojnë dot skuadrën e zemrës pa idhullin e tyre.

Mundo Deportivo raporton se Messi e ka përjetuar keq humbjen 8-2 përballë Bayern Munchen në Champions League dhe mund të qëndrojë për t’u hakmarrë sezonin e ardhshëm. Më parë do të flasë, për t’i shpjeguar të gjithë shkakun e acarimit dhe pse u tundua të largohej nga Barcelona e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!