Fabio Paratici është ndalur te Emre Can. Drejtori sportiv i Juventusit ka fjalë të mira për mesfushorin në prononcimin e dhënë për DAZN, aty ku zbulon edhe shkakun e largimit të tij drejt Borussia Dortmund.
Zyrtari i “Zonjës së Vjetër” konfirmon në fjalët e tij faktin që ishte kërkesa e trajnerit Sarri për të larguar 26-vjeçarin gjerman.
“Emre Can është një lojtar i rëndësishëm i nivelit europian. Sezonin e kaluar luajti mirë me ne, ndërsa këtë sezon nuk kishte karakteristikat e duhura për stilin e lojës që po zhvillojmë. Emre mbetet një futbollist i madh, e tregon edhe shifra për të cilën u ble“, deklaron Fabio Paratici. /abcnews.al