Shkaktoi dy aksidente me 2 të plagosur, burg ish-kreut të Doganës së Fierit

schedule10:34 - 23 Mars, 2023

schedule 10:34 - 23 Mars, 2023

VLORË- Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin.

Ish-drejtori i doganës së Fierit të hënën e 20 marsit shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar këtë kërkesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!