Shkaktoi aksidentin që i mori jetën familjes nga Patosi në aksin Fier-Vlorë, arrestohet 22-vjeçari

schedule16:40 - 25 Qershor, 2021

schedule 16:40 - 25 Qershor, 2021

Igli Madani, 22-vjeçari që po drejtonte mjetin tip “Audi” në aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë është vënë në pranga. Sipas policisë, i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me të cilin po udhëtonin anëtarët e familjes Gushi.

Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën Eduarti me Silvanën si edhe dy vajzat e tyre, Anastasia dhe Eva, njëra 14 dhe tjetra 9 vjeçe. Kurse, të plagosur mbetën edhe personat që ndodheshin në mjetin tip “Audi”,  Igli Madani, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.

Makina tip “Audi” dyshohet se ka devijuar nga rruga duke marrë përpara automjetin ku po udhëtonin katër familjarët duke i nxjerrë ata në anë të saj. Si pasojë e goditjes së fortë makina e familjes Gushi u shkatërrua tërësisht duke e bërë të vështirë edhe nxjerrjen e trupave të katër viktimave.

Lexo edhe: Çfarë parashikon ligji, a do t’i bëjë 20 vite burg djali i biznesmenit që shoi familjen Gushi?!

Pasi ka përplasur “Toyota-n” me targa greke, makina e tre të rinjve ka vazhduar të ecë me shpejtësi duke u përplasur edhe me një shtyllë. Katër pjesëtarët e familjes Gushi kishin ardhur nga Greqia për pushime në Shqipëri, por udhëtimi i mëngjesit të sotëm rezultoi fatal për ta.

NJOFTIM

“Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në aksin rrugor Fier-Vlorë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin:

•I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!