Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Tiranë, arrestohet në spital shoferi, sekuestrohet pushka

schedule13:43 - 11 Nëntor, 2021

schedule 13:43 - 11 Nëntor, 2021

Emirjan Doko, drejtuesi i automjetit tip “Citroen” që shkaktoi aksidentin me dy viktima, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, i është komunikuar në spital masa e arrestit.

Doko ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë, ku viktimë mbeten polici Luan Cenollari që punonte si taksist gjatë natës dhe pasagjeri i tij Ali Bajo, 69-vjeç. Gjatë kontrollit në automjet policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur edhe një thikë.



“Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 30 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, më datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, duke drejtuar mjetin “Citroen” është përfshirë në një aksident me mjetin “Honda” me drejtues shtetasin L. C., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri në mjetin “Honda”, shtetasi A. B., 59 vjeç, ndërsa drejtuesi, shtetasi L. C. ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit “Citroen”, shtetasi E. D., ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. 

Gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte shtetasi E. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, ndërsa gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu një armë e ftohtë (thikë)”, thuhet  në njoftimin e policisë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!