Tringa Kay është një nga këngëtaret kosovare më të komentuara të momentit për shkak të raporteve me personazhet e ndryshëm të showbizit.
Ndër të tjera, ajo është kushërira e Ermal Fejzullahut, për të cilin e pati një ‘ankesë’.
E ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, Tringa ka befasuar publikun me deklaratën e fundit. Teksa ka treguar se si qendrojnë raportet me Genc Prelvukaj, që dikur e ka patur Tringën nën menaxhim. Ajo ka zbuluar se Genci nuk e ndjek më në Instagram e sipas saj, shkak është bërë lidhja me Eni Koçin.
“Genci ma ka hequr ‘Follow’-in në Instagram. E kuptoj, se është lidhur tani edhe me Enin. Por kemi qenë shok, kemi punuar dhe nuk besoj se është dashur…Por nejse, është jeta e secilit, ndoshta kur të gjej edhe unë burrë nuk do ta ndjek më”, ka shtuar këngëtarja me humor. l.k/abcnews.al