Shkak reshjet e dendura të dëborës, shtyhet përballja Bayern Munich-Union Berlin

schedule15:13 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 15:13 - 2 Dhjetor, 2023

Pritej spektakël dhe goleadë, mirëpo përballja e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, Bayern Munich-Union Berlin, e planifikuar për t’u luajtur këtë të shtunë në orën 15:30 është shtyrë.

Klubet gjermane bëjnë me dije se shkak i kësaj shtyrjeje është bërë bora e shumtë që ka rënë në Mynih, të paktë kështu u tha në njoftimin e bërë nga skuadra e Union Berlin, në profilin e tyre zyrtar, në “Instagram”.

“Për shkak të rreziqeve të sigurisë, është vendosur që të mos luhet ndeshja”,- thuhet në postimin e klubit gjerman dhe tashmë pritet vetëm të konfirmohet data e re se kur do të zhvillohet sfida mes klubeve të Bundesliga-s. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!