Shkak problemet teknike, zgjatet orari i votimit në Karolinën e Veriut

schedule23:13 - 5 Nëntor, 2024

schedule 23:13 - 5 Nëntor, 2024

Bordi i zgjedhjeve i Karolinës së Veriut ka mbajtur një mbledhje emergjente dhe ka aprovuar një orë e gjysmë shtesë për të votuar, në dy zona që thuhet se ishin përkohësisht të padisponueshme për votuesit herët të martën, për shkak të problemeve teknike, raporton “CNN”.

Dy zonat e ndryshme – një në qarkun Burke në rajonin perëndimor të shtetit dhe një në qarkun Wilson, në lindje të Raleigh – tani do të mbyllen në orën 8 pasdite në orën lokale.

Zëdhënësi i bordit zgjedhor të shtetit, Patrick Gannon, tha se vendvotimi në qarkun Wilson kishte disa “probleme me printerin që bëri që votuesit të mos ishin në gjendje të votonin për një orë apo më shumë”.

Një problem me një laptop në qarkun Burke ka kontribuar në vonesë në vendvotim të martën në mëngjes, ka thënë Kenny Rhyne, drejtori i zgjedhjeve lokale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!