Këtë të mërkurë në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News është diskutuar për luftën kundër shkeljeve rrugore.
Polici i Policisë Rrugore, Gerhard Baka u shpreh se Rrugorja ka evidentuar se shkak për trafikun e mbingarkuar është parkimi i gabuar. Ai ka thënë se zgjidhja është parkimi që bashkia ka ofruar për qytetarët.
“Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë ka evidentuar se shkak determinant për mbingarkesën e trafikut që jemi qytetar të këtij komuniteti, ankohemi se ka trafik të mbingarkuar në kryeqytet. Si pasojë, e kujt vjen ky trafik? Vjen si pasojë e infrastrukturës, si pasojë e sinjalistikës vertikale apo horizontale. Kjo ngelet për t’u diskutuar. Evidente është që problem kryesor në kryeqytet janë mosrespektimi i sinjalistikës vertikale nga drejtuesit e mjeteve, pra parkimet e gabuara, duke filluar nga parkimet në afërsi të kryqëzimeve, parkimet në rresht të dytë.
Zgjidhja është kjo, duke i marr makinën atij tjetrit, duke ia spostuar 300 metra më sipër te parkimi i bashkisë”, deklaroi Baka./abcnews.al