I riu në Fier kërcënon me vetëvrasje! Shkak i sherrit xhelozia, motra i lutet, 31-vjeçari: Largohu

schedule00:02 - 20 Shtator, 2020

schedule 00:02 - 20 Shtator, 2020

Merr të tjera përmasa ngjarja mbrëmjen e sotme në Zhupan të Fierit. Elton Meta 31-vjeç që ndodhet në oborrin e banesës përpos kërcënimit me vetëvrasje me kallashnikov, dyshohet se nuk lejon që të dalin nga banesa as familjarët e gruas dhe xhaxhait të saj, pasi brenda vilës 3 katëshe janë dy familje që banojnë, të paktën 8 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Banorët e zonës shprehen për Abc News se i riu është një person i qetë dhe i mbyllur, por jo konfliktual dhe paprecedent. Ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga Greqia ku punonte, ndërsa dyshimet e para flasin për një konfliktit në familje që ka nisur për motive xhelozie.

Fqinjët shprehen se i riu ka pasur një marrëdhënie të mirë, jo vetëm me familjarët e gruas, por edhe të afërmit e saj, mes tyre edhe xhaxhanë që ka një biznes në katin e parë të banesës.

Por 31-vjeçari nuk pranon që të negociojë me askënd duke kërcënuar me vetëvrasje. Madje, ai largoi edhe motrën e tij duke i bërtitur që të ikë nga vendi i ngjarjes. Çifti ka 6 vite martuar dhe kanë një fëmijë 3-vjeç. Në vendin e ngjarjes përpos policisë ndodhet edhe një ambulancë. Qarkullimi në rrugën nacionale Fier-Vlorë, në afërsi të Qafës së Koshovicës është bllokuar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!