Shkak bëhet sfida ndaj Izraeli, Vedat Muriqi shtyn përballjen Mallorca-Cadiz

schedule16:16 - 6 Nëntor, 2023

schedule 16:16 - 6 Nëntor, 2023

Më 12 tetor, UEFA vendosi përfundimisht për datën e përballjes Kosovë-Izrael, sfidë kjo e cila do të zhvillohet mbrëmjen e 12 nëntorit, në mitikun e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, mirëpo caktimi i kësaj përballjeje në këtë datë ka sjellë shtyrjen pa afat të një tjetër sfide.

Bëhet fjalë për ndeshjen e javës së 13-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, mes Mallorca e Cadiz, me klubin e Mallorca që ka bërë një kërkesë drejtuar bordit drejtues të kampionatit, për shtyrjen e kësaj përballjeje, për shkak të mungesës së një prej lojtarëve të saj kryesorë, Vedat Muriqi.

“Pirati” është një pikë kyçe në formacionin e skuadrës, me këta të fundit të cilat prej më shumë se 2 javësh kanë qenë duke punuar për shtyrjen e ndeshjes, vendim, i cili është miratuar këtë të hënë, nga bordi i La Liga, megjithatë nuk kaloi pa polemika, me teknikun e Cadiz, i cili u shpreh për mediat, se nuk është aspak dakord me kërkesën e klubit të Mallorca-s.

“Nuk jam dakord me kërkesën e Mallorca-s, ata kanë kërkuar të luajnë në një datë tjetër pa menduar për ne. La Liga dhe Mallorca kanë arritur një marrëveshje pa llogaritur palën e tretë”,- u shpreh tekniku, Sergio Gonzales. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!