Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të natës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës.
Situata duket më problematike në zonën e “Albano Romina” ku ka prezencë të madhe të ujit në rrugë.
Në disa akse nuk ka qarkullim të automjeteve, ndërkohë që po punohet për kthimin e kësaj situate në normalitet. m.v/Abcnews.al