Shiu çau asfaltin, firma e “harron”, banorët: Asnjë lopatë dhe s’kanë hequr në aksin Balldren-Bend

schedule17:25 - 14 Janar, 2021

schedule 17:25 - 14 Janar, 2021

Nga Gjergj Figuri

Rruga Balldren-Bend është një rrugë e re. Ajo i është nënshtruar rikonstruksionit total me një vlerë prej 380 milionë lekë dhe ka rreth 1 vit që ka përfunduar, u deshën pak ditë me shi që asfalti të dëmtohej.

Pavarësisht që është në mirëmbajte askush nuk ka ndërhyrë në rrugën e Torivicës për të larguar mbetjet apo ujërat që ndodhen në të.

Banorët nuk kanë parë asnjë punëtor të kompanisë “Albtiefbau shpk”  që e ka ndërtuar. Kjo situatë mund të rrezikojë drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin këtë rrugë.

“Ka një vit e ca që është e shtruar kjo rrugë, nuk mund ti bëjmë komente për cilësinë se të ka zënë fakti vetë, me shirat e kohëve të fundit ka rënë gurë dhe dhe, por askush nuk ka marrë masat, nuk kanë hequr asnjë lopatë dhe, asnjë gurë. Vetëm familjarët që kanë makina vetë e pastrojnë” thanë disa nga banorët.

Kjo rrugë 19 km ka probleme dhe përtej Torovicës të cilat vijon drejt njësisë administrative të Bushatit Rreziku për aksidente është i mundshëm. ‘Është ngushtuar rruga, kthesë, është kthyer në burim aksidentesh” thanë banorët.

Abc pyeti drejtorinë e rrugëve për  rajonin e veriut e cila sqaroi përgjegjësia është e firmës “Albtiefbau”. Shpk. Pra sipas drejtorisë së rrugëve ndërtuesi ka për detyrë kontraktuale korrigjimin e të gjitha defekteve të mundshme që mund të ketë rruga si dhe të kryejë mirëmbajtjen rutinë gjatë gjithë periudhës së garancisë që përfundon në qershor të 2022.. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!