Shitjet e ananasit rriten me 900%, pas ndalimit të pijeve alkoolike

schedule13:40 - 1 Maj, 2020

schedule 13:40 - 1 Maj, 2020

Shitjet e ananasit janë rritur me 900% në Afrikën e Jugut, pasi ndalimi i alkoolit i ka bërë banorët të gjejnë zgjidhje në recetat që e kthejnë frutin në pije alkoolike.

Lokalet dhe dyqanet e licensuara për shitjen  e alkoolit janë mbyllur që në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rregullave strikte të karanatinës që ka vënë president Cyril Ramaphosa.

Teksa  pijedashësit janë të dëshpëruar për alternativa, receta tradicionale me ananas është shpërndarë shumë online, duke çuar në rritjen e kërkesës për frutin.

Vetëm në Johannesburg shitjet ditore kanë shkuar nga 10,000 në 100,000 dhe çmimi për kg është dyfishuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!