Shitja e atleteve të Michael Jordan, legjenda e basketbollit thyen rekordin

schedule11:57 - 18 Maj, 2020

schedule 11:57 - 18 Maj, 2020

Një palë atlete Air Jordan të veshura nga Michael Jordan në vitin 1985 u shitën trefishin e çmimit të parashikuar duke thyer rekordin botëror për atlete, sipas kompanisë së ankandeve Sotheby.

Dhjetë njerëz nga e gjithë bota kërkuan të blinin atletet Nike Air Jordan 1, të cilat pritej të shiteshin për 100,000 deri në 150,000 dollarë, por u shitën për 560,000 dollarë. Më parë, rekordin e mbanin atletet Nike “Moon Show” të cilat u shitën për 437,500 dollarë.

 

Atletet Air Jordan 1 janë të parat që përmbajnë një nënshkrim nga legjenda e basketbollit. Ato u shitën nga koleksionisti Jordan Geller, themeluesi i muzeut për atletet Shoezeum në Las Vegas.

Air Jordan, markë këpucësh dhe veshjesh sportive të prodhuara nga Nike, u krijua posaçërisht për Michael Jordan. Atletet origjinale u prodhuan për herë të parë në vitin 1984 dhe u publikuan në fund të vitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!