Shiti “Lewandowskin e ri”, klubi polak pranë akordit me Dejvi Bregun

schedule14:19 - 19 Gusht, 2020

schedule 14:19 - 19 Gusht, 2020

Zaglebie Lublin ka bërë një transferim rekord, pasi ka shitur Bartosz Bialek te Wolfsburg për rreth 5 milion euro. 18-vjeçari shënoi nëntë gola në sezonin e tij të parë si profesionist dhe tashmë do të luajë në Bundesliga.

Bialek konsiderohet si “Lewandowski i ri” dhe Zaglebie Lubin nuk ka humbur kohë dhe po tenton të afrojë një tjetër lojtarë për sulmin. Bëhet fjalë për Dejvi Bregun, vlonjatin që ishte pjesë e Skënderbeut dhe këtë verë doli i lirë.

Supersport raporton se palët po bisedojnë dhe akordi mund të arrihet shumë shpejt. Bregu e dëshiron prej kohësh një eksperiencë jashtë vendit dhe me gjasa Polonia do te jetë stacioni i radhës në karrierën e tij.

Zaglebie Lublin ka një akord edhe me Valon Ethemin, anësorin që ka spikatur te Kukësi. Anësori ka kryer edhe vizitat mjekësore në klubin polak, por çështja e kontratës me verilindorët është bërë pengesë për firmën mbi kontratë dhe më pas për zyrtarizimin e kësaj lëvizjeje. /abcnews.al