Miliarderi Kenet Grifin ëshët ai që ka blerë shtëpinë më të shtrenjtë në historinë amerikane, një shtëpi tre katëshe për 238 milion dollar dhe me një sipërfaqe prej më shumë se 7 mijë metra katrorë.
238 milion dollarë, shtëpia më e shtrenjë e shitur ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndodhet në Nju Jork. Ajo është tre katëshe dhe e vendosur në një qiellgërvishtëse rezidenciale ende në ndërtim. Jo rastësisht kjo ndërtesë njihet nga banorët si bunkeri i miliarderëve. Shtëpia luksoze është blerë nag miliarderi Kennet Griffin, investitor, me një pasuri prej 9.9 miliard dollarësh. Griffin është një koleksionist shtëpish dhe i pëlqen të udhëtojë për të shtuar pasurinë e tij. Në fillim të këtij muaji ai bleu për 122 milion dollar një vilë 200 vjecare në Londër, shumë pranë Bakingam Palas. Në koleksionin e tij të shtëpive është dhe një pallat i vogël prej 58.75 milion dollarësh në Chicago; një aparfament 60 milion dollar në Majemi, dhe 250 milion dollar tokë në Palm Beach. /abcnews.al