Është shitur për 91.1 milion dollar një vepër e Jeff Koons. Bëhet fjalë për një record për një artist ende në jetë. Skulptura e vitit 1986 e Jeff Koons, “Lepuri”, lepuri i famshëm plastik me fryrje i shitur në ankand në New York, bëhet në këtë mënyrë më e shtrenjta në historinë e artistëve ende në jetë. Rekordin e mëparshëm e mbante piktura “Portret i një artisti” e Dejvid Hokni, e shitur po në një ankand në New York në nëntor të vitit të kaluar për shifrën e 90. 3 milion dollarëve./ABC News Albania 24/7