Një 28-vjeçar nga Fieri i cili mbante në banesë 1088 fara kanabisi me qëllim tregtimin e tyre është arrestuar në flagrancë.
Policia ka sekuestruar farat narkotike.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shitësi” u arrestua R. K., 28 vjeç, banues në Kashisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1088 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
28-vjeçari dyshohet se i siguronte farat narkotike, me qëllim shitjen e tyre.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. K., si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
/Abcnews.al/