Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Brand”.
Në dyqanin e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike, të dyshuara të vjedhura.
27-vjeçari akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorit/ëve të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave elektrike dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale./abcnews.al