Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Himarë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Night”.
Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasi me lëndë narkotike kokainë në 91 doza dhe sasi me lëndë narkotike kanabis në 9 doza.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte sasinë e lëndëve narkotike, e ndante atë në doza me qëllim shitjen./abcnews.al

