Shiste kanabis nëpër qytet, nën hetim i mituri në Shkodër

schedule12:32 - 10 Shtator, 2023

schedule 12:32 - 10 Shtator, 2023

Një 16 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë mësohet se në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontrolle, një 16-vjeçar që qarkullonte me motomjet.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i janë gjetur disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa, ndërsa në banesë i janë gjetur rreth 1.3 kg të kësaj lënde.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 16-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e posedonte atë, në banesë, për ta shitur në doza që i shpërndante me motomjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al