Një 36vjecar është arrestuar në Elbasan, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Në kuadër të një hetimi me metoda proaktive të nisur në vitin 2021, nga i cili ka rezultuar se shtetasi A. S. shiste doza të lëndëve narkotike, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, 36-vjecari akuzohet për të njëjtën vepër penale, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti”, të zhvilluar në qershor 2023.