Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të Lushnjes.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti një sasi kokaine të ndarë në dhjetëra doza dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.
Po punohet për të identifikuar dhe kapur shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al