Shisnin kanabis të ndarë në doza në lagjet e Vlorës, arrestohet në flagrancë dy të rinj

schedule12:14 - 27 Janar, 2025

schedule 12:14 - 27 Janar, 2025

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës. Mësohet se ata shisnin kanabis të ndarë në doza, kryesisht në lokale, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Ndërkohë, iu janë sekuestruar dhjetra doza kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet dhe 2 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, bazuar në inteligjencën policore, goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihen në pranga 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike kanabis, në doza, kryesisht në lokale, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Sekuestrohen dhjetra doza kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet dhe 2 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në inteligjencën policore se dy shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis në doza, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe kontrolleve të ushtruara mëngjesin e datës 27.01.2025, në lagjen “Uji i Ftohtë”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

22 vjeç, dhe 28 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre dy shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kanabis të ndarë në rreth 100 doza, një shumë eurosh të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 2 celularë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndën narkotike kanabis, e përgatitnin atë në doza me qëllim shitjen, kryesisht në lokale, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!