Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shisnin drogë duke kontrolluar territorin me dron, në pranga katër shqiptarët në Itali

schedule19:50 - 10 Shtator, 2020

schedule 19:50 - 10 Shtator, 2020

Katër të rinj shqiptarë të moshave nga 21 deri në 27 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane pas një hetimi të gjatë.

Ata shisnin drogën në lagjen milaneze të Comasinas, ndërsa përdornin dron për të kontrolluar nëse dërgesat ishin të suksesshme.

Të rinjtë rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë dhe të parregullt në territorin italian.

Brenda banesës, policët gjetën dhe sekuestruan 15,6 kilogramë hashash, 1,16 kilogramë kokainë, dy peshore elektronike, material për paketimin e drogës, një celular tjetër me teknologji të kriptimit të thirrjeve dhe dronin e përdorur.

Policia konstatoi se aktiviteti i tregtimit të drogës koordinohej nga droni, i cili kontrollohej nga banesa e tyre. /m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!