Shishja e ujit u përdor si serum, ironizon Kel Demi: Shëndetësia me hapa galopant

schedule07:23 - 20 Korrik, 2020

schedule 07:23 - 20 Korrik, 2020

Mëngjesin e sotëm, emisioni “ABC e Mëngjesit” ka nisur me batuta mes moderatorëve në studio.

Ka qenë Enkel Demi, i cili ka ironizuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pas publikimit të videos, ku si serum ishte përdorur një shishe uji.

Ai ka thënë se shëndetësia po ecën me hapa galopant. Ndërkohë, ka qenë Alban Musa i cili e ka mbështetur duke shtuar se edhe bujqësia po ashtu.

“Ka filluar ministria e Shëndetësisë meqë shëndeti është falas, ka filluar një fushatë, na sillni shishen e coca-colës bosh, se naduhet, bidonat na duhen. Kjo tregon që zhvillimi është i jashtëzakonshëm. Kanë filluar njerëzit kazanin e rakisë ta riciklojnë. E rëndësishme eshtë  shëndetësia shqiptare që po ecën përpara me hapa të jashtëzakonshëm, galopant.”, u shpreh ndër të tjera Demi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!