Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona në jug të vendit. Ura e Mesapikut në Selenicë është jashtë funksionit pasi si pasojë e reshjeve të shumta është e pakalueshme. Ndërkohë lumi Vjosë ka rritur nivelin në 5.9 metra, por pa probleme.
Prurjet vijojnë të rriten ndërsa pika kritike është 7.3 metra. Situata po mbahet nën monitorim.
Probleme ka pasur edhe në përroin e Çullos në lagjen Granicë të Gjirokastrës i cili ka dalë nga shtrati duke shkaktuar problematika në një disa zona të qytetit ku rruga e automjeteve është bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.
Ky përrua ndër vite ka qenë problematik. 3 vite më parë dalja e tij nga shtrati përmbyti disa biznese dhe banesa duke shkaktuar dëme në disa miliona lekë.
Bllokime ka pasur edhe në segmentin rrugor në Rredhin e Badlonjës në rrugën nacionale Përmet-Tri Urat, si pasojë e rrëshqitjes së dherave.
Patrulla e qarkullimit ndodhet në vendin e ngjarjes për të normalizuar situatën. Tashmë pritet ndërhyrja e firmës konkraktore për zhbllokimin e saj. m.v/Abcnews.al