Rreziku i përmbytjeve në veri dhe jug të vendit nuk është larguar. Meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruar me shtrëngata në të gjithë vendin. Ato pritet të kulmojnë të mërkurën dhe më problematike sipas Institutit të Gjeoshkencave ato parashikohet të jenë në katër qarqe.
“Nëe qarqet e Shkodrës, Kukesit, Vlorës dhe Gjirokastrës. duke qene se i rikthehemi pas gati një jave me reshje intensive ketyre qarqeve presim te kemi serish 24 oresh tjeter me reshje intensive ku mund te shfaqen problematika sa i takon vershimve te shpejta te ujit në zona urbane dhe vershime te prrenjeve lumenjve te vegjel malor”
Në veri të vendit në zona mbi 1 mijë metër lartësi reshjet e shiut parashikohet të kombinohen me ato të borës. Intensiteti I reshjeve pritet të bie të enjten.
“Intensiteti më i ulët, por dhe të enjten dhe të premten reshjet vijojnë. Nëntori mbyllet me reshje shiu e bore në të gjithë vendin.”
Nga e mërkura vlerat e termometrit parashikohet të luhaten me 2 deri 3 gradë celcius fillimisht me rritje më pas me zbritje. Problematike sipas meteorologëve do të jetë era e cila parashikohet që në zonat malore dhe në bregdet parashikohet të jetë e fortë ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të fryjë me intensitet mesatar.

