22 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Kongo, ndërsa dëmet janë masive. Sipas informacioneve, 15 shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet.
Të dielën, rreth njëzet persona u morën nga rrjedha e ujit në pjesën lindore të vendit, në provincën e Kivusë Jugore.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm 4 trupa.
Mes viktimave është një grua dhe tetë fëmijët e saj, si dhe një baba me katër fëmijët e tij.
/abcnews.al