Një moment epik vjen i demonstruar nga një shimpanze, pasi imitoi veprimet e një turisti që bën “pompa” në kopshtin zoologjik.
Pamjet e xhiruara në qytetin Chongqing në Kinën jugperëndimore tregojnë shimpanzenë 20-vjeçare Yu Hui që imiton veprimet e turistit, ndërsa ai shtyn duart drejt xhamit dhe kryen një seri “pompash”.
Primati i zgjuar vazhdon të imitojë lëvizjet e stërvitjes para se të qëndrojë në këmbë dhe të pozojë për turmat.
View this post on Instagram
Por kjo nuk është hera e parë që shimpanzeja bën veprime të zgjuara. Në vitin 2019, Yu Hui u pa duke pastruar një bluzë të bardhë me një furçë dhe një sapun.
Një zëdhënës në Parkun Theme Lehe Ledu në Chongqing tha se stafi donte të zbulonte nëse kafsha kishte mësuar si të lante rrobat me vëzhgim dhe për këtë arsye vendosi një bluzë, një furçë dhe një sapun në rrethimin e tij. g.v/abcnews.al