Një grua e cila u kap duke vjedhur para nga shtëpia e gjyshit dhe gjyshes së saj është dënuar me burgim, kjo pasi policia vendosi kamera të fshehta në apartament dhe filmoi gjithçka.
Por, kjo nuk është hera e parë që ajo kishte kryer vjedhje, kohë më parë ishte filmuar duke marrë para nga mikesha e ngushtë.
Bëhet fjalë për Melissa Collier, 28-vjeçe, e cila priti derisa gjyshja e saj 83-vjeçe të largohej nga apartamenti dhe më pas i mori lekët nga çanta e i futi në sytjena.