Ballkani-Llapi në Kosovë ka pasur shumë tension. Futbollistët dhe stafet e dy ekipeve janë konfrontuar në fushë dhe akuzat kanë qenë të mëdha nga të dyja krahët.
Së fundmi klubi nga Suhareka ka akuzuar se një nga trajnerët e Llapit ka goditur një prej futbollit të Ballkanit dhe këtë e fakton edhe përmes një videoje.
“Shikoni si trajneri i Llapit e godet me grusht lojtarin tonë”, shkruan klubi i Ballkanit, ndërkohë që ai nuk është Tahir Batatina, por një prej pjesëtareve të tjerë të stafit, emri i të cilit nuk raportohet as në mediat dardane. /abcnews.al