“Shikojë atë tipin e dyshimtë!” Si e paralajmëruan shokët bosin e mafias malazeze, u ekzekutua me plumb pas koke

schedule15:34 - 18 Qershor, 2022

schedule 15:34 - 18 Qershor, 2022

Një prej krerëve të klanit malazez “Skaljari”, Miliç Sakoviç është ekzekutuar pak para mesnatës që kaloi në Budva. Ndaj tij u qëllua me tetë plumba përmes një automatiku të shkurtuar, të cilin vrasësi e mbante poshtë rrobave të tij për ta nxjerrë me shpejtësinë e dritës duke qëlluar disa herë në drejtim të bosit të Podgoricës.

Kamerat e sigurisë në zonë e kanë filmuar vrasësin, i cili ishte veshur me një këmishë të bardhë me krahë të gjata, kapele dhe xhinse, raporton abcnews.al. Dhe, si duket lëvizjet e tij të dyshimta i kishin vënë re edhe miqtë e Sakoviç-it. Ata kishin dalë për darkë në barin Korkovado, dhe viktima ishte me shpinë. Sipas dëshmisë që ata kanë dhënë në polici, një prej tyre edhe e paralajmëroi Sakoviçin, por ai nuk i dha shumë rëndësi detajit dhe vijoi me darkën.

Lexo edhe: U ul një tavolinë më tej , ky është vrasësi i bosit të Podgoricës: Detaji që u bëri përshtypje policëve

Vetëm pak minuta më vonë, një burrë misterioz u afrua dhe lëvizi nga drejtimi i “Old Town” drejt tavolinës ku ata po darkonin. Edhe pse sërish një nga miqtë e paralajmëroi sërish duke i thënë “shiko ky njeriu i dyshimtë, sërish Sakoviç nuk reagoi.

Më pas ai brenda pak minutave u afrua, nxori armën dhe e qëlloi bosin e Podgoricës pas kokës në një distancë prej gjysmë metri.

Nga kamerat është kuptuar se vrasësi kishte një trup të mbushur dhe me gjatësi mesatare. Teksa vraponte për të ikur nga vendi i ngjarjes, ai është penguar në një bordurë duke lënë aty gjurmë të tij. Më pas rezulton nga kamerat se ai është ngritur dhe ka humbur mes lagjeve të qytetit.

Ka dyshime se vrasësi nuk është malazez, nisur edhe nga fakti se ai nuk mbante maskë dhe nuk e fshehu identitetin e tij, ndërkohë që u ul vetëm një tavolinë larg objektivit të tij. Policia e gjeti më pas armën me të cilën u vra Sakoviç duke e çuar për ekspertizë ligjore.

Nga këqyrja e trupit ka rezultuar se Sakoviç ka marrë tetë plumba në trup. Tre i ka marrë në kokë dhe pesë të tjerë në pjesë të ndryshme.

Krahas armës, policia ka gjetur edhe veshjet e vrasësit, të cilat i kishte hedhur aty pranë pas kryerjes së krimit. Dyshohet se autori kishte një bluzë nën këmishën e tij me qëllim humbjen e gjurmëve pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Miliç Sakoviç rezulton të jetë njëri prej krerëve të klanit “Skaljari” dhe i ishte besuar kontrolli i Podgoricës prej drejtuesve të klanit. Ata janë në një luftë të hapur me klanin tjetër nga Kotorri, “Kavaç” dhe gjatë këtyre viteve, beteja mes tyre ka rezultuar me dhjetëra viktima nga të dyja palët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!