Shihni çfarë heq Majlinda Bregu me Kejdën

schedule22:00 - 1 Gusht, 2019

schedule 22:00 - 1 Gusht, 2019

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka nisur pushimet me familjen. Ajo është aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë e ka treguar marrëdhënien e ngushtë mes saj dhe të bijës Kejda. Kjo e fundit është bërë mjaft e njohur për publikun dhe në media komentohet gjatë për pamjen e saj dhe lidhjen me Erik Fullanin.

Së fundmi, ish deputetja nëpërmjet një postimi ka treguar se çfarë heq djali dhe ajo për t’i bërë një foto Kejdës. Në postimin e publikuar në profilin e saj në Instagram, Kejda shihet teksa pozon ndërkohë që vëllai dhe e ëma e fotografojnë.

“Mosha digjitale. Pushime të mbara të gjithëve që janë betuar se s’do prekin celular me dorë”, ka shkruar Majlinda pranë fotos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!