“Shihemi vitin tjetër.” Kështu i ka përshëndetur 102-vjeçarja Rosa personelin shëndetësor në qendrën e vaksinimit ku mori dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.
E moshuar nga Piacenza, Itali e mori dozën e tretë në ditën e saj të lindjes. Mjekët dhe infermierët të cilëve u bëri përshtypje sensi i saj i humorit e pyetën se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj.
“Nuk e di- u përgjigj ajo me një buzëqeshje në fytyrë- të gjithë më duan: a thua të jetë kjo arsyeja?”
Siç raportojnë mediat në vend, e moshuara në qendrën e vaksinimit u paraqit me të birin, i cili tha se kjo ishte mënyra që 102-vjeçarja zgjodhi të festonte ditën e lindjes. /abcnews.al/