VORË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e votimit në Bashkinë e Vorës. Partia Socialiste ka fituar bindshëm kundër koalicionit “madhështor” të Sali Berishës.
Rezultati sipas KQZ:
- Partia Socialiste- 8082 vota, 57.09%
- PD-ASHM- 4803 vota, 33.93%
Diferenca në vota është 3225.
Procesi i votimit në Bashkinë e Vorës është zhvilluar në formë elektronike. Por, KQZ-ja, edhe pse i kishte rezultatet që në orën 19:00 , vendosi të mos publikojë ato ditën e djeshme/abcnews.al