Shifrat flasin vetë: Ligue 1 kampionati i të rinjve, Dortmund dhe St Etienn klubet

schedule15:41 - 8 Prill, 2021

schedule 15:41 - 8 Prill, 2021

Aktivizimi i të rinjve është një sfidë më vete dhe shumë klube i qëndrojnë besnikë idesë për të rritur lojtarë. Normalisht kostoja është më e ulët, sikurse edhe vështirësitë për të pasur rezultate sportive. Gjithsesi e rëndësishme është që çdo klub të jetë i qartë me strategjinë që do të ndjekë.

Në një analizë të bërë vihet re që Borussia Dortmund është klubi që u ka dhënë më shumë minuta lojtarëve Under-21, plot 7620 minuta. Në 10 skuadrat e para dominojnë klubet e Ligue 1, teksa në podium janë Nice dhe Monaco.

Më pas vijojnë Rennes, St Etienne dhe Dijon, për t’u futur në mes Schalke 04, para Lille dhe Lens. Në vendin e dhjetë është Ëolverhampton, që garon në Premier League. “Ujqit” u kanë dhënë të rinjve 4821 minuta deri më tani.

 

Eshtë e kuptueshme që Ligue 1 u jep më shumë mundësi lojtarëve Under-21, me 62046 minuta. Ndjek Bundesliga, e pasuar nga Premier League. Serie A është në vendin e katërt, kurse në të pestin LaLiga.

 

“The Analyst” ka nxjerrë edhe skuadrat që kanë aktivizuar më shumë lojtarë nën moshën 21 vjecc dhe në majtë është St Etienne, që ka aktivizuar 14 lojtarë. Monaco dhe Nice kanë përfshirë në lojë nga 11 lojtarë, kurse Schalke 04 dhe Bologna nga 10. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!