Shifrat flasin, pse Rrahmani u ble për të zëvendësuar Koulibaly

schedule14:21 - 2 Maj, 2020

schedule 14:21 - 2 Maj, 2020

Amir Rahmani jo më kot është blerë nga Napoli dhe shikohet si lojtari që do të zëvendësojë Kalidou Koulibaly, i cili kërkohet nga shumë klube të mëdha. Nga shitja e tij do arkëtoheshin para që janë shumë të rëndësishme, sidomos në këtë moment krize nga pandemia.

Rrahmani u ble nga Hellas Verona për 14 milion euro, ndërkohë që te Dinamo Zagreb në verë nuk ishin paguar as 2 milion euro. Arsyeja pse te Napoli menduan ta blejnë janë statistikat e regjistruara dhe në shumë aspekte mbrojtësi dardan është më lart se senegalezi.

Ai ka luajtur 25 ndeshje dhe nuk ka marrë asnjë karton të kuq, ndërkohë që ka treguar se është shumë i aftë për të rikuperuar topin, për të fituar duele një kundër një, si dhe për të nisur aksione sulmuese. Këtë të fundit e ka përmendur më parë edhe drejtori sportiv Guintoli.

Vecc të tjerash, Rrahmani është superior edhe në duelet ajrore, një nga pikat më të forta që Koulibaly ka pasur ndër vite. Nisur nga gjithë këto, te Napoli janë të bindur që kanë marrë lojtarin e duhur për ta zëvendësuar senegalezin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!