Shifrat ekonomike amerikane lëkundin bursat/ E hënë negative në tregjet financiare globale, aksionet pësuan rënie

schedule23:05 - 5 Gusht, 2024

schedule 23:05 - 5 Gusht, 2024

Aksionet në Bursat ndërkombëtare kanë pësuar një rënie të ndjeshme këtë të hënë pasi disa lajme tronditën tregjet financiare dhe investitorët.

Frika e recesionit në Shtetet e Bashkuara pas të dhënave ekonomike të dobëta përgjatë javës së shkuar ishin arsyeja kryesore e rënies së aksioneve në bursat ndërkombëtare. Ndërkohë investitorët nxituan të blinin bono thesari si një formë e sigurtë investimi.

Rënia masive në tregjet e bursave Amerikaene u reflektua gjithashtu edhe në tregjet e aksioneve në Europë dhe Azi.

Shkak për luhatjen e tregjeve financiare ishte rënia e ritimit në shtimin e vendeve të punës në SHBA pasi në korrik pati vetëm 114 mijë vende të reja pune, shumë më pak sesa pritej ndërsa papunësia u rrit nga 4.1% në 4.3%.

Frika e investitorëve u rrit pasi rënia u pasqyrua jo vetëm në aksionet e kompanive në bursat ndërkombëtare, por gjithashtu edhe në tregun e Kriptomonedhave me Bitcoin që humbi rreth 10% të vlerës në 24 orë.

Javën e shkuar Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaloi uljen e normës së interesit duke sinjalizuar një rritje të këtyre normave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!