Saliou Guindo dhe Taulant Seferi janë shënuesit më të mirë në Abissnet Superiore pas gjysmës së kampionatit, teksa kanë shënuar nga 10 gola secili.
Supersport në emisionin “Analizë Superiore” ka nxjerrë disa statistika dhe sipas tyre ai që ka saktësinë më të madhe para portës është sulmuesi i Laçit, Guindo.
61.54 % të tyre ai i çon në rrjetë, duke lënë pas Edi Basa të Kukësi dhe Xhixhën e Tiranës. Ante Aralica dhe Tedi Cara janë në pesë sulmuesit me saktësinë më të lartë.
Sa i takon atyre që gjuajnë më shumë në portë, Xhixha është i pari me një epërsi të lehtë ndaj kroatit Aralica. Në podium është edhe Taulant Seferi, ndërsa pesëshja plotësohet me Liridon Latifin dhe Agim Ibraimin. / abcnews.al