Shifrat e OKB: Fitimet e paligjshme nga puna e detyruar arrijnë në 236 miliardë dollarë

schedule12:03 - 19 Mars, 2024

schedule 12:03 - 19 Mars, 2024

Sipas një raporti të OKB-së, të publikuar të martën, fitimet e paligjshme nga puna e detyruar janë rritur në 236 miliardë dollarë.

Raporti, rezultatet e të cilit u publikuan në një konferencë shtypi në Bruksel nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), thekson se shfrytëzimi seksual është burimi kryesor i fitimit të tri të katërtave të bizneseve që privojnë migrantët nga paratë që mund t’i dërgojnë në shtëpi, bëjnë kalime të punëtorëve nga punët legale dhe u lejon kriminelëve pas saj që të shmangin taksat, shkruan AP.

“Ka njerëz që janë të bllokuar në një cikël abuzimi, që i nënshtrohen formave të ndryshme të detyrimit e që e bëjnë të pamundur që ata t’u shpëtojnë punëve në të cilat janë përfshirë kundër vullnetit të tyre,” ka thënë në konferencën e mbajtur drejtoresha e Departamentit të Kushteve të Punës dhe Barazisë në ILO, Manuela Tomei.

ILO e përkufizon punën e detyruar si punë që imponohet kundër vullnetit të punonjësit dhe realizohet si pasojë e ndëshkimit – ose kërcënimit. Puna e detyruar mund të ndodhë në çdo fazë të punësimit.

Në vetëm një ditë, rreth 27.6 milionë njerëz kryenin punë të detyruar në vitin 2021 – një rritje prej 10% krahasuar me pesë vjet më parë, sipas ILO-së.

Rajoni Azi-Paqësor ishte shtëpia e më shumë se gjysmës së tyre, ndërsa Afrika, Amerika, Evropa dhe Azia Qendrore përfaqësonin secila rreth 13% deri në 14% të tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!