Shifrat e “nxehta” nga Mykonos, fatura 22 500 euro: Bakshish “i çmendur” për stafin

schedule18:00 - 30 Korrik, 2022

schedule 18:00 - 30 Korrik, 2022

Herë pas here, fatura të ndryshme janë bërë virale për çmimin, por edhe bakshishet bujare që klientët kanë lënë për punonjësit e restorantit që kanë vizituar.

Duket se rekordi së fundmi është thyer në ishullin e famshëm grek, Mykonos, i njohur për luksin e shfrenuar dhe çmime të larta.

Mediat greke kanë publikuar një faturë që ka kapur shifrën marramendëse prej 22 500 euro. Porosia përfshinte filetot që kushtojnë 120 euro secila dhe biftekët “tomahawk” që kushtojnë 280, një vodka Beluga Gold dhe 6 shampanjë Dom Perignon, secila shishe kushton 1900 euro.

Ndërsa kur erdhi momenti për të paguar, klientët zgjodhën që edhe bakshishi të ishte i majmë. Plot 3000 euro janë lënë për stafin, shumë kjo që kalon edhe standardin 10% në SHBA. /abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!