Shifrat e larta, Gjata: Numri i viktimave dhe të sëmurët në gjendje të rëndë shumë më i ulët se një vit më parë

schedule21:31 - 8 Shtator, 2021

schedule 21:31 - 8 Shtator, 2021

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Arben Gjata ka komentuar situatën e pandemisë në vend. Në studion e “Bardh a Zi” Gjata i është përgjigjur mes të tjerash pyetjes së konspiracionistit Alfred Cako lidhur me efikasitetin e vaksinës.

Ky i fundit tha se vendet si Britania, Izraeli, Australia dhe Zelanda e Re që kanë bërë më shumë vaksina në popullatë, kanë edhe numrin më të lartë të të infektuarve. Gjata i hedh poshtë këto pretendime, ndërsa thekson se situata në këto vende është shumë herë më mirë se një vit më parë.

“Rastet e reja ne i llogarisim me incidencë. Rastet e reja për numrin banorëve. Po të shikojmë këtë incidencë për këto vende është shumë larg. Zelanda e re ka pothuajse zero raste. Britania e madhe pati një rënie të jashtëzakonshme dhe pas heqjes së bllokimit rastet u shtuan, por numrin më të madh të rasteve në botë nuk e kanë këto vende.  Numri i vdekjeve është dy herë më i ulët,” tha mjeku.

Më tej, Gjata u ndal edhe tek situata në Shqipëri. Rektori tha se shifrat aktuale janë të njëjta me ato të periudhës shkurt-prill, ku u shënua kulmi i pandemisë. Megjithatë, ai thotë se pavarësisht se shifrat e rasteve të reja janë po kaq të larta, numri i viktimave dhe pacientëve në gjendje të rëndë është shumë më i ulët.

“Sa është numri i atyre që shkojnë në reaminacion dhe i atyre që humbin jetën? Është shumë më i ulët. E mbani mend kur ka pasur Shqipëria 1 mijë raste në ditë ka qenë periudha ku gati sistemi ra në kolaps. Në shkurt dhe ma që kanë qenë muajt e tmerrshëm, u mbushën spitalet. Sot jemi në të njëjtat numra njerëzish që preken, ne sot vërtet kemi shumë raste, por shtrimet në spital janë shumë më të paktë dhe pacientët që janë në reanimacion janë shumë më të ulët se vitin e kaluar,” tha Gjata. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!