Shifra të larta të rasteve të reja me Covid në Kosovë, shkon në 2 991 numri i të infektuarve

schedule21:42 - 1 Korrik, 2020

schedule 21:42 - 1 Korrik, 2020

Këtë të mërkurë në Kosovë janë shënuar shifra të larta të infektuarish me koronavirus. Në 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 113 raste të reja duke e çuar në  2 991 numrin e të infektuarve.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

Ndërkohë fatmirësisht numri i të shëruarve gjatë orëve të fundit është 67, duke e çuar në 1 644 numrin e të shëruarve dhe vijojnë të jenë aktivë me Covid , 1293 qytetarë.

Ndërkohë si pasojë e koronavirusit në Kosovë deri më tani kanë humbur jetën 54 qytetarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!