Kjo e dielë ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë krahasuar me dy ditë më parë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 71 raste të reja duke e çuar në 1962 numrin e të infektuarve në vendin tonë.
ISHP bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
LEXO EDHE: Vdes nga koronavirusi 62 vjeçari në Tiranë
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)
Testime totale 23453
Raste pozitive 1962
Raste të shëruara 1134
Raste Aktive 784
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 361
Durrës 151
Shkodër 127
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 17
Lezhë 16
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 2
Berat 1./abcnews.al